S’ka fitues në derbin e Premier Ligës

17 janar 2021 | 19:32

Shumë duele të forta, pak raste për gol dhe asnjë fitues në klasiken e futbollit anglez. Liverpool dhe Manchester United matën forcat mes tyre në “Anfield”, sfidë që u mbyll në barazim 0-0.

Pjesa e parë dhuroi vetëm një rast të rrezikshëm. Bruno Fernandes ekzekutoi bukur një goditje dënimi, por topi kaloi ngjitur me shtyllën. Liverpool pati një shans fantastik në sekondat e fundit.

Xherdan Shaqiri, i cili u rikthye pas një kohe të gjatë si titullar, nisi bukur Sadio Mane, por arbitri kryesor vërshëlleu për mbylljen e fraksionit të parë, duke ndërprerë aksionin.

“The Reds” vijuan të mbanin topin më shumë se kundërshtari në pjesën e dytë, teksa United ishte i rrezikshëm në të paktën dy raste, aty ku portieri Alisson tregoi aftësitë e tij më të mira. Përfundimisht 0-0, të dy skuadrat ndanë nga një pikë.

“Djajtë e Kuq” vijojnë të kryesojnë Premier League me 37 pikë, ndërsa djemtë e Klopp renditën të tretët (34), tre më pak se United dhe një poshtë Leicester City.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drenica është një ndër klubet që ka pësuar më së…