S’ka fitues në “Olimpico”
03 shkurt 2019
| 22:45
Roma dhe Milani kanë ndarë pikët në kryendeshjen e xhiros së 22-të në Serie A, duke barazuar 1 me 1.
Krzysztof Piatek realizoi golin e parë të ndeshjes për Milanin. Ai shënoi në minutën e 26-të. Rezultatin e barazoi Nicolo Zaniolo në minutën e 46-të.
Dy ekipet mbesin në pozitat katër dhe pesë të tabelës, me Milanin që është i katërti me 36 pikë, një më shumë se Roma që është e pesta. Interi mbetet i treti me 40 pikë.



