S’ka qasje në ‘Facebook’ dhe ‘Instagram’

05 mars 2024 | 16:51

Shumë përdorues nga e mbarë bota po kanë probleme të qasen në llogaritë e tyre në “Facebook” dhe “Instagram”.

Përdoruesit kanë thënë se pavarësisht se po tentojnë të qasen duke e shkruar fjalëkalimin e tyre, ata assesi nuk po mund të qasen.

Raportohet se problem të ngjashme janë shfaqur në “Instagram” dhe “Messenger”, duke mos “shpëtuar” as “Threads”.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e sakta të këtij problemi, por përdoruesit kanë paraqitur probleme të shumta në faqen “Downdetector”.

Nga “Meta” akoma nuk janë deklaruar lidhur me këtë problem që ka prekur miliona përdorues nga e mbarë bota.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juventusi po shikon me kujdes përpara për sezonin e ardhshëm…