S’ka vend më në spital, shërbim u jepet në parkingje

16 dhjetor 2020 | 08:18

Kolona të autoambulancave me pacientë janë formuar para disa spitaleve në Irlandën Veriore për shkak të numrit të madh të të infektuarve me koronavirus dhe kapaciteteve të kufizuara të sistemit shëndetësor.

Në një periudhë të caktuar në spitalin “Antrim”, 17 autoambulanca me pacientë ishin duke pritur para departamentit të emergjencës. Mjekët u detyruan që t’i trajtojnë pacientët në parkingjet e veturave.

Ministrja e Parë e këtij shteti që është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar iu bashkua thirrjes së udhëheqësve të tjerë politikë që të rishikohet lehtësimi i planifikuar i masave kufizuese për tubimet gjatë periudhës së festave.

Ende nuk është marrë asnjë vendim në lidhje me këto masa, por ministrat pritet që të diskutojnë të enjten pas thirrjes së mjekëve që të mendohet përsëri rreth lehtësimit të masave dhe kërkesës për shtimin e tyre për ta parandaluar përhapjen e virusit.

Gjatë këtij takimi, pritet që ministri i Shëndetësisë, Robin Swann, të propozojë një varg kufizimesh të reja para kolegëve që merren me ekzekutimin e tyre, shkruan “The Guardian”, transmeton Express.

Zyrtari më i lartë mjekësor, dr. Michael McBride, ka paralajmëruar se rajoni tashmë përballet me një ndër periudhat më sfiduese të pandemisë pasi masat e fundit dështuan që ta ulin numrin e infeksioneve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje e rëndë mbrëmë ka tronditur Prizrenin. Babë e…