Skandali me njohjen nga Xhamajka, Abazi: Përgjegjësia tek personat që mbajnë poste diplomatike

22 shkurt 2020 | 21:10

Për Haki Abazin, zv. Kryeministër i dytë i Kosovës, rasti me lajmin i njohjes së pavarësisë nga Xhamajka është pasojë e brishtësisë së funksionit të institucioneve të kaluara.

Këtë deklaratë Abazi e ka bërë në një studio të lajmeve, ku shtoi se, kjo gafë është pasojë e mospërgjegjësisë ndaj vijës institucionale.

Ai tha se duhet të mësohemi që kjo përgjegjësi gjendet edhe tek individët që mbajnë poste diplomatike.

Po ashtu, Abazi tha se ambasada në SHBA i ka shërbyer më shumë presidentit Thaçi se sa interesit të Kosovës.

“Kjo puna e Xhamajkës është pasojë e brishtësisë së funksionit të institucioneve të kaluara. Kemi një ambasadë në SHBA, që fatkeqësisht, jo për të drejtuar gishtin, që ka shërbyer më shumë si shërbim i presidentit se sa interesit të Kosovës, duke qenë se edhe presidenti edhe ambasadorja vijnë nga e njëjta parti politike, nga e njëjta vijë interesi”, tha Abazi.

Ai tha se duhet përgjegjësi edhe nga individët që mbajnë postet diplomatike.

“Kur kemi raste të tilla, kur bëjmë gafa si pasojë e mos përgjegjësisë ndaj vijës institucionale, atëherë sigurisht që do të mësohemi që përgjegjësia është edhe tek individët, që mbajnë postet në vijën diplomatike”, ka thënë në fund Abazi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka shfrytëzuar 288 vjetorin e…