Skenat e dhunshme para finales në Ligën e Kampionëve vënë në rrezik Olimpiadën e Parisit

06 qershor 2022 | 17:31

Trazirat që ndodhën pak ditë më parë në Paris, jashtë stadiumit në finalen e Ligës së Kampionëve, kanë hedhur pikëpyetje të mëdha në lidhje me organizimin në kryeqytetin francez të Lojërave Olimpike “Paris 2024”.

Natyrisht që pikëpyetjet kanë lidhje me sigurinë e këtij eventi olimpik. Në këtë stadium do të organizohen garat e atletikës dhe ragbitë me 7 lojtarë në Olimpiadë. Ndërkohë që, objektivi i organizatorëve është që ceremonia e hapjes të organizohet në ambient jashtë stadiumit. Por trazirat që ndodhën aty para finales së futbollit tregojnë se mund të ketë trazira edhe gjatë Olimpiadës.

“Ne po marrim masa që ajo skenë që ndodhi në Paris para finales në mes të Real Madridit dhe Liverpoolit të mos përsëritet në të ardhmen aq më shumë në një Olimpiadë. Nuk dëshirojmë që një event kaq madhor si Olimpiada të shëmtohet nga skena dhune”, thanë organizatorët e Lojërave Olimpike. “Ne do të vijojmë me projektin tonë, që ta zhvillojmë ceremoninë e hapjes përgjatë lumit Sena. Kjo kërkon shumë rregull e forca policie, që gjithçka të shkojë mbarë, pa trazira e polemika. Urojmë që skena si ato të mos i shohim përgjatë Olimpiadës sonë”, kanë shtuar organizatorët e “Paris 2024”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Hajdin Abazi Sot protestuan ata të cilët i rrokën…