Skenderaj, fillojnë punimet për ndërtimin e rrugës unazore në drejtimin e Llaushës

11 shtator 2023 | 15:11

Fillojnë zyrtarisht punimet për ndërtimin e rrugës unazore që lidh qytetin përkatësisht Lagjen II me Llaushën me dalje në rrugën rajonale në drejtim të Klinës, me çka do të krijohet qasje e lehtë dhe e shpejtë për hyrje – daljet në qytet, si dhe do të modernizohet sistemi rrugor i komunës.

Projekti në fjalë ishte premtim i qeverisjes Nura. “Punimet sot janë mbikëqyrur nga kryetari i komunës, Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku, drejtori komunal Hamit Geci, përfaqësuesi i fshatit Llaushë, Arbër Geci, anëtarët e Kuvendit Besart Rreci e Avdullah Geci si dhe banorë tjerë të fshatit Llaushë”, ka njoftuar Komuna e Skenderajt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran (QMF), edhe zyrtarisht…