Skenderaj shpall laureatët e vitit 2017
Në një ceremoni të organizuar nga Komuna e Skenderajt, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ka shpallur laureatët e vitit 2017.
Kryetari i Komunës, Bekim Jashari ka uruar klubet dhe sportistët për rezultatet e arritura gjatë vitit 2017.
Në Komunën e Skenderajt ka dominuar sporti femëror ku çmimet e para i morën: Klubi më i mirë i vitit 2017, u zgjodh Klubi i Volejbollit “Skenderaj”, kurse epiteti i trajnerit më të mirë i ka takuar Ylli Kadriu po nga klubi “Skenderaj”. Volejbollistes Egzona Geci i takoi epiteti i sportistes së vitit, ndërsa punëtori sportiv u zgjodh Tahir Çitaku.
Në këtë event të pranishëm edhe nënkryetari i FFK-së, Agim Ademi, sekretari gjeneral Eroll Slihu dhe Afërdita Fazliu, zëvendësdrejtoresh në Departamentin e Sportit në Ministrin e Sportit. Për sportistët e dalluar u ndanë mirënjohje dhe shpërblime.