Skënderaj të hënën përkujton dëshmorët e kombit

10 maj 2019 | 23:14

Me 13 maj shënohet 38 vjetori i rënies së Tahir e Nebih Mehës, të cilët nga kulla e tyre në Prekaz iu kundërpërgjigjen me armë policisë dhe ushtrisë jugosllave që kishin shkuar që t’i arrestonin.

Për nderë të 38-vjetorit të rënies heroike të Tahir e Nebih Mehës, komuna e Skenderajt në krye me  kryetarin e Skënderajt, Bekim Jashari ka organizuar Akademi Përkujtimore,  ku do të kujtojnë Nebih e Tahir Mehën. Po ashtu do të shënohet edhe 20 vjetori i rënies së Malush Ahmetit dhe 32 dëshmorëve të kombit.

Siç ka njoftuar Komuna e Skenderajt, Akademia Përkujtimore do t mbahet në Qendrën e Kulturës dhe Artit “Hasan Prishtina” në Skenderaj duke nisur në orën 12:00.  Kjo do të mbahet nën patrionatin e kryetarit të Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott e ka cilësuar turp…