Skenderaj teston kapacitetet e reagimit, mban ushtrimin “Vërshimet 2026″
10 qershor 2026
| 08:50
Komuna e Skenderajt, në bashkëpunim me Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave (AME), Bankën Botërore dhe Kryqin e Kuq të Kosovës, do të organizojë sot ushtrimin fushor “Vërshimet 2026 – Skenderaj”, me fillim nga ora 11:00.
Ushtrimi do të zhvillohet në ambientet e Shkollës Fillore “Ahmet Delia” në Skenderaj dhe do të përfshijë institucionet kryesore të reagimit emergjent në vend, përfshirë Policinë e Kosovës, Shërbimin e Zjarrfikësve dhe Emergjencën Spitalore.
Sipas kësaj komune, qëllimi i këtij aktiviteti është testimi i kapaciteteve operative dhe koordinimi ndërinstitucional për reagim të shpejtë.
“Ky aktivitet ka për qëllim testimin dhe koordinimin e kapaciteteve të reagimit në rast të situatave emergjente të shkaktuara nga vërshimet. Lusim qytetarët që të mos shqetësohen dhe të mos krijojnë panik, pasi bëhet fjalë vetëm për një ushtrim simulues dhe jo për një situatë reale emergjente”, thuhet në njoftimin e Komunës së Skenderajt.



