Skënderbeu nuk gabon ndaj Kamzës, shënon ish-sulmuesi i Trepçës ‘89  

21 tetor 16:03

Skënderbeu ka marrë një fitore mjaft të vlefshme në shtëpi ndaj skuadrës së Kamzës. Korçarët triumfuan me rezultatin 2-0.

Nuk ishte një sukses dhe aq i lehtë për të besuarit e Orges Shehit, të cilët hasën jo pak vështirësi kundër ekipit nga periferia e kryeqytetit. Në minutën e 12-të, Otto John realizoi për 1-0, kurse vetëm tre minuta me vonë mysafirët fituan të drejtën që të goditnin një 11-metërsh, por Plaku gaboi nga pika e bardhë, duke mos e gjetur as kuadratin.

Edhe në fillimin e fraksionit të dytë ritmi ishte i ulët, por në minuta e fundit Kamza nisi që të provonte më shumë. Ishte vendimtar portieri i Skënderbeut, Aldo Teqja, vetëm 10 minuta para fundit të kohës së rregullt, pasi bëri dy pritje mjaft të vështira në pak sekonda. Vendasit në anën tjetër me qetësinë që u jepte rezultati, prinin momentin e duhur për të rrezikuar. Bregu mendoi për të vulosur gjithçka pak sekonda para fundit, duke shënuar një gol mjaft të bukur nga goditja e dënimit.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori i Interit, Radja Nianggolan po kërkon të jetë golashënues…