Skuadra e LeBron triumfon në All Star Game

08 mars 2021 | 12:31

Skuadra LeBron James triumfon bindshëm në All Star Game. Më të mirët e Perëndimit iu imponuan 170-150 rivalëve të tyre të Lindjes në përballjen më spektakolare të vitit, që u zhvillua në “State Farm Arena” të Atlantës.

Tre ishin protagonistët e mëdhenj të sfidës: Giannis Antetokounmpo, i cili fitoi çmimin MVP të ndeshjes falë një performance të shkëlqyer prej 35 pikësh, Stephen Curry dhe Damian Lillard. 28 pikë për “yllin” e Warrios dhe 32 për më të mirin e Blazers, të cilët realizuan nga tetë trepikësha secili.

Garat, që tradicionalisht janë zhvilluar të shtunën, u fituan: “Skills Challenge” nga Domantas Sabonis dhe ajo e gjuajtjeve për tri pikë nga Steph Curry, nuk pati rivalë.

Siç ndodh zakonisht në All Star Game, të dyja skuadrat u dhanë përparësi që në fillim veprimeve spektakolare në sulm.  Sidoqoftë, skuadra e Lebron James, falë një Giannis Antetokounmpo të papërmbajtshëm dhe një snajperi si Steph Curry, u shkëput plot 20 pikë në përfundim të periodës së dytë.

Gjatë pushimit u zhvillua gara e zhytjeve, në të cilën triumfoi Anfernee Simons. Ekipet u kthyen në fushë për pjesën e dytë të ndeshjes, por muzika nuk ndryshoi. Damian Lillard u ngrit në katedër duke qenë i saktë në disa gjuajtje radhazi për tre, që nuk e lejuan skuadrën kundërshtare që të afrohej, duke ruajtur distancën prej 20 pikësh. Në periodën e fundit, skuadra LeBron vazhdoi të shënonte në vazhdimësi, duke kapur në fund kuotën e 170 pikëve. /Supersport/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me siguri të gjithë keni një deodorant të cilin kryesisht…