‘Slloba i vogël’: S’planifikojmë t’i vendosim sanksione Rusisë, prioritet tërheqja e njohjeve të Kosovës
01 janar 2023
| 16:10
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se prioritet i tij është tërheqja e njohjeve të Kosovës.
“Në javët e para të këtij viti presim të që dhjetëra vende do t’i tërheqin njohjet, tërheqje për të cilat kemi paralajmëruar”, ka thënë Daçiqi për televizionin serb “Prva”.
Derisa është pyetur për vendosjen e sanksioneve nga Perëndimi ndaj Rusisë, Daçiqi ka thënë se nuk planifikojnë të bëjnë një gjë të tillë.
“Nuk ka asnjë arsye për të ndryshuar qëndrimin tonë për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë. Këtë e vlerësojmë në përputhje me interesant tona”, ka thënë ai për “Beta”.



