Sllovenia nuk i njeh testet e Kosovës për COVID-19, 10 ditë karantinë e detyrueshme

29 mars 23:21

Ambasada e Kosovës në Slloveni ka njoftuar për ndryshim të kufizimeve në këtë vend si pasojë e pandemisë COVID-19.

Personave që hyjnë në Slloveni nga Kosova do t’iu kërkohet të hyjnë 10 ditë në karantinë, pasi që nuk pranohen testet PCR nga vendet që s’janë pjesë e zonës Schengen.

“Personave që hyjneë neë Slloveni nga Kosova, për shkak të mundsisë së infeksionit me virusin SARS-CoV-2, do t’ju kërkohet të qëndrojneë në karantinë për një periudhë prej dhjetë (10) ditësh. Po ashtu, ndër të tjera, sipas ndryshimeve të fundit! Testet PCR të kryera në Kosovë dhe në vendet e tjera jo anëtare të BE-seë ose që nuk janë pjesë të Zonës Schengen nuk pranohen”, njofton Ambasada e Sllovenisë përcjell Klan Kosova.

Ambasada jonë në këtë vend bën të ditur se nga 29 mars 2021, kushtet e ndryshuara për hyrjen në Slloveni që do të zbatohen janë:

Njoftimi i plotë e gjeni

KËTU

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga sot në kryeqytetin/vendin tonë do shtohet dhe një brend…