Sllovenia publikon listën për ndeshjen ndaj Kosovës dhe Suedisë

04 nëntor 2025 | 14:35

Kombëtarja e Sllovenisë e ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet ndaj Kosovës dhe Suedisë, të vlefshme për kualifikim në Kampionatin Botëror.

Sllovenët aktualisht gjenden në vendin e tretë në grupin B me tri pikë, katër më pak se Kosova që gjendet e dyta.

Sllovenëve iu kryen punë vetëm fitorja ndaj Kosovës, për t’i mbajtur gjallë shpresat për vendin e dytë që dërgon në play-off për kualifikim në Botëror.

Jan Oblak dhe Benjamin Sesko janë dy futbollistët yje të Sllovenisë që do të jenë të gatshëm ndaj Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian (BE) ka publikuar raportin e progresit për Shqipërinë,…