 
                    Sllovenia triumfon në Evropianin e Basketbollit
                31 dhjetor 2017
                |  16:24
            
        Sllovenia triumfon në Evropianin e Basketbollit për meshkuj. Viti 2017-të vuri në skenë edhe evropianin e basketbollit të meshkujve që rezultoi një surprizë e vërtetë pasi për herë të parë në majën e Evropës u ngjit Sllovenia.
Në kompeticionin e zhvilluar në 4 shtete sllovenët bënë surprizën e madhe, duke eliminuar në gjysmëfinale favoritët e mëdhenj të Spanjës dhe duke mposhtur në finalen e madhe një përfaqësuese me eksperiencë si Serbia për meritë të Goran Dragiq që ishte thjeshtë i jashtëzakonshëm.
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        