Smajl Latifi merr përkrahje të palëkundur në Dejnë e Dobidol
04 nëntor 2025
| 20:09
Kandidati i AAK-së për kryetar të Rahovecit, Smajl Latifi, po vazhdon të marrë përkrahje nga qytetarët në garën për balotazh.
“Konfirmohet përkrahja e palëkundur në Dejnë e Dobidol për konceptin tonë!”, ka shkruar Latifi në Facebook.
Ai ka theksuar se më 9 nëntor, nis puna për projektet e reja që shtrihen anekënd Rahovecit!
“Faleminderit për mbështetjen!”, ka shkruar Latifi.



