
Smajl Latifi-qytetarëve: Votoni për programin që realizohet e premtimet që mbahen!
16 shtator 2025
| 18:54
Kandidati i AAK-së për kryetar të Rahovecit, Smajl Latifi, ka mbajtuar takim me qytetarë.
Latifi para të pranishmëve premtoi edhe shumë arritje dhe punë për këtë qytet.
Ai i ftoi ata të ‘votojnë për programin që realizohet e premtimet që mbahen’.
“Sa bukur paska marrë formë sheshi qëndror me prezencën tuaj këtu.Të dashur qytetarë, bashkë kemi arritur bashkë do të arrijmë edhe më shumë. Votoni për programin që realizohet e premtimet që mbahen, votoni që puna të mos ndalet” tha Latifi.