Smajli: I tronditur nga vdekja e 22 vjeçarit në Venecia të Italisë

08 dhjetor 2023 | 18:04

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se është i tronditur nga vdekja tragjike në aksident komunikacioni në Itali e të riut 22 vjeçar, Altin Hamëz Hoti nga Ratkoci.

Ai ka thënë se edhe më tragjik e bën fakti që muaj më parë, poashtu në aksident komunikacioni, vdiq edhe vëllai i tij 18 vjeçar, Admiri!

“Viktima të aksidentit kanë qenë edhe dy të rinj tjerë, njëri shqiptar dhe tjetra italiane. Ngushëllimet më të sinqerta Hamzës dhe familjes Hoti! Ngushëlime familjes Gjeci nga Shqipëria dhe Di Tillio nga Italia! Altini, Egli dhe Giulia pushofshin në paqe”, ka shkruar Latifit në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se beson…