Smajljaj: Dëmi i masave të vendosura nga BE-ja është dëm i madh politik

01 korrik 2023 | 13:37

Profesori universitar, Avdi Smajljaj, ka thënë se dëmi i masave të vendosura nga BE-ja është dëm i madh politik.

Ai ka shkruar në “Facebook” se vendimi për masa, penalizimi, është dëshmi se BE-ja dhe komuniteti Euro-Atlantik konsideron se Kosova është fajtore për zhvillimet e fundit në veri.

“Se kush ka të drejtë në veprime në politikën ndërkombëtare, është e rëndësishme si të tjerët të konsiderojnë, jo si e sheh shteti vetveten në pasqyrën e vetë. Pra, Kosova ka humbur betejën diplomatike aktuale me Serbinë në zhvillimet e fundit në komunat veriore”, ka shkruar ai.

Smajljaj ka theksuar se kjo është duke ndodhur në kohën kur vendi e ka të varur ekzistencën nga mbështetja Euro-Atlantike, dhe nga njohja e shumë vendeve tjera.

“Minisitria e jashtme nuk ia ka bërë ç’krrap në përmirësimin e pozitës së vendit në BE e më gjërë. Edhe mos të ishte fare ministria e jashtme, gjërat nuk do të shkonin më keq”.

“Dëmet ekonomike janë më të vogla krahasuar me ato politike. Kosova njihet si vend ku shpesh fondet e BE-së janë kthyer prapa për shkak të mungesës së kapaciteteve për të përdorur këto fonde, sepse ngritja e zhvillimi përnime i kapaciteve nuk ekziston si term në politikën kosovare”, ka deklaruar profesori Smajljaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PD-së në Shqipëri, Sali Berisha, ka shprehur mirënjohje…