Smajljaj: Interferimi i Qeverisë së Kosovës në zgjedhjet në Maqedoni, rrit votat e partive nacionaliste maqedonase

19 prill 2024 | 19:30

Profesori universitar Avdi Smajljaj ka theksuar se interferimi i Qeverisë së Kosovës në fushatën zgjedhore dhe procesin zgjedhor në Maqedoni të Veriut, ndër të tjera, do të jetë një mundësi e mirë për rritjen e nacionalizmit dhe rritjes së votave të partive nacionaliste maqedonase, në dëm të partive që promovojnë barazinë qytetare për të gjitha etnitë në Maqedoninë e Veriut.

“Nacionalizmi e patriotizmi folklorik në fushatë zgjedhore nuk ka ndonjë kosto për atë që e shet, por është shumë i shtrenjtë për atë që e blen. Interferimi i qeverisë së Kosovës në fushatën zgjedhore dhe procesin zgjedhorë në Maqedoni të Veriut, ndër të tjera, do të jetë një mundësi e mirë për rritjen e nacionalizmit dhe rritjes së votave të partive nacionaliste maqedonase, në dëm të partive që promovojnë barazinë qyetare për të gjitha etnitë në Maqedoninë e Veriut. Në fakt, nacionalizma të tillë mirëpresin intereferime të tilla, dhe i instrumentalizojnë ato për rritje të nacionalizmit si kundërpërgjigje”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Smajljaj ka uruar që qytetarët e Maqedonisë së Veriut nuk këmbejnë votat e tyre me gjëra koti siç është nacionalizmi e patriotizmi folklorik, por me kërkesat e tyre për shërbime mjekësore cilësore, për arsim cilësor, mjedis të pastër, siguri, barazi politike qytetare, zhvillim e gjëra tjera të dobishme për shoqërinë dhe individin.

“Vendeve multietnike etno-nacionalizmi është i fundit që iu duhet”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njësiti i hetimeve të stacionit policor të Drenasit, me autorizim…