Smakiqi: SHBA-ja dhe BE-ja ta izolojnë shkaktarin e destabilizimit të rajonit!

07 qershor 2023 | 16:03

Avokati Xhevdet Smakiqi, përmes llogarisë së vet në “Facebook”, ka kërkuar izolimin e shkaktarit të destabilizimit të rajonit. Smakiqi ka aluduar se shkaktar të këtij destabilizimi janë kryeministri, ministrat dhe presidentja e vendit.

Postimi i plotë i avokatit Smakiqi:

SHBA-ja dhe BE-ja ta izolojnë shkaktarin e destabilizimit të rajonit!

Sanksionet e SHBA-së dhe BE-së duhet të jenë si në vijim:

  1. Te shpallet NONGRATA Albin Kurti dhe Ministrat e tij
  2. Te iu ndalohet hyrja ne BE dhe SHBA Kryeministrit, Zv Kryeministrave, Zv. ministrave këshilltarëve politik dhe te emëruarave politik nga Kryeministri Albin Kurti.
  3. Te ju ndalohet hyrja ne SHBA dhe BE- deputeteve te LVV-se dhe Listës Guxo.
  4. Te ndërpritet komunikimi me Qeverinë dhe Deputetet e LVV dhe Listës Guxo.

5.SHBA dhe BE te shpall NONGRATA dhe te i’a ndaloi hyrjen ne SHBA dhe BE, Presidentes Osmani dhe stafit te saj te emëruar nga ajo.

Prandaj populli i pafajshëm i Kosovës i mashtruar nga Albin Kurti dhe vartësit e tij nuk duhet te ndëshkohet nga SHBA dhe BE-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ka ofruar…