Sneijder: Interi e meritonte Ligën e Kampionëve

19 shtator 2023 | 14:13

Wesley Sneijder ishte një nga arkitektët e tripletës historike të Interit në vitin 2010, protagonist i një ecurie të shkëlqyer në Ligën e Kampionëve. Dhe sot holandezi, në faqet e “Gazzetta dello Sport”, ka thënë fjalën e tij për skuadrën e Simone Inzaghit:

“Nuk kisha asnjë dyshim për triumfin në derbin ndaj Milanit. Mos harroni se kjo është skuadra që vuri në vështirësi një gjigant si Manchester City, madje e meritoi ta fitonte Ligën e Kampionëve vetëm pak muaj më parë. Ajo finale e Stambollit duhet të jetë një burim krenarie për të gjithë dhe jo keqardhje. Që nga ajo mbrëmje Interi ka edhe më shumë besim te vetja, ‘zikaltrit’ e dinë se falë lojës së tyre mund të mposhtin çdo rival”, ka thene Sneijder.

“Nuk jam i befasuar, sepse Interi kishte një strukturë solide. Pjesa tjetër është falë një trajneri shumë të mirë dhe të përgatitur si Simone Inzaghi. Është e vërtetë se lojtarët që bënë historinë e klubit zikaltër janë larguar, por drejtuesit kanë zgjedhur me kujdes në merkato. Interi ka gjetur një ekuilibër të mirë midis senatorëve dhe të rinjve”, ka shtuar Sneijder.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, i ka cilësuar i…