Socialdemokratët nuk pajtohen me metodologjinë e zgjerimit të BE-së

04 shkurt 2020 | 14:29

Socialdemokratët evropianë nuk pajtohen me të gjitha aspektet e propozimit të reformave të metodologjisë negociatave për anëtarësim, ka deklaruar nënkryetarja e kësaj partie në Parlamentin Evropian (PE), Kati Piri.

Eurodeputetja ka përshëndetur një pjesë të propozimeve të Parisit të cilat sjellin një dinamikë më të madhe në proces, si dhe qasje të hershme deri te disa fonde evropiane, por paralajmëroi se elemente të caktuara të propozimit do ta bëjnë procesin më të vështirë dhe më të ngadalshëm.

Bëhet fjalë para së gjithash për të ashtuquajtur “klasterë”. Parisi ka propozuar 35 kapituj nga procesi i negociatave të bashkohen në shtatë blloqe tematike, por sipas informacioneve që qarkullojnë në qarqet politike në Bruksel, Franca konsideron se gjatë procesit do të duhet të mbyllet një klaster para se të hapet tjetri.

“Procesi tashmë është plot me mundësi për veto, pothuajse e pamundur të ketë proces, të gjithë druajmë të humbasim kontroll mbi zgjerimin. Qasja sektoriale është në rregull, por nuk ndihmon nëse sjellin pengesa, kur tashmë ka 53 kapituj, të duhet të mbyllet një sektor para se të hapet tjetri, të paktën ashtu interpretohet kjo”, ka thënë Piri në konferencë për medie.

Ajo ka dhënë një shembull me bllokun kushtuat mjedisit të jetesës, në vendin e dytë në propozimin francez.

“Nëse e vendosni mjedisin e jetesës në sektorët e parë para se të mundeni të kaloni në tjetrin, kjo do të thotë se do të bllokoheni njëzet vjet mbi një sektor, qytetet e Ballkanit Perëndimor janë ndër më të ndoturit në botë”, ka thënë eurodeputetja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i deritanishëm i Drejtësisë Abelard Tahiri, zyrtarisht i ka…