Sokol Bashota kthehet nga Haga, thotë se Gjykata Speciale i ofroi marrëveshje, por e refuzoi

18 shtator 2019 | 23:30

Pas dy ditësh intervistimi në Hagë nga Gjykata Speciale, ish-zëvendëskomandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së Sokol Bashota është kthyer në Kosovë.

Ai në Aeroportin “Adem Jashari” ka bërë me dije se është intervistuar si i dyshuar, transmeton “Epoka e re”.

Bashota ka treguar se Gjykata Speciale i kishte ofruar një marrëveshje e cila për të ishte e favorshme në këtë proces, por ishte e dëmshme për UÇK-në.

Ai ka thënë se ka refuzuar këtë marrëveshje, për të cilën ka theksuar se do të flas ditëve të ardhshme.

“Më është ofruar marrëveshje që për mua ishte e favorshme, do të më ndihmonte mua në proces në të ardhmen, por do të ishte e dëmshme për UÇK-në”, ka thënë ai.

Bashotën kishin dalë për ta pritur në Aeroport shumë qytetarë të Klinës dhe bashkëluftëtarë të tij.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, sonte ka…