Sokol Poga, Rifat Jashari dhe Adem Jashari, nipi i komandantit legjendar Adem Jashari

29 nëntor 2018 | 19:29

Sokol Poga, njëri nga personalitetet e strukturave të larta të shtetit shqiptar dhe ish-UÇK-së, me rastin e festës së 28 Nëntorit, ka vizituar familjen e Jasharëve, ku është pritur nga Rifat Jashari.

Sokol Poga ishte bashkëveprimtar dhe bashkëluftëtar i legjendarit, Adem Jasharit, Abedin Rexhës -Sandokanit, Fehmi Lladrovcit e shumë heronjve tjerë të kombit.

Sokol Poga, si atëherë kur ishte përkrah shokëve ,edhe paslufta e gjendet përkrah familjeve të shokëve të tij, të rënë në altarin e lirisë.

“Është emocionale sepse për çdo herë dhe jo rrallë vizitave të Sokolit, të Jasharajt e thërret Ademin e vogël, e ul në prehrin e tij dhe çmallet duke e thirr emrin e tij dhe duke i thënë: Adem..ti je gjaku i shokut tim, Ademit që sakrifica e tij dhe e familjes, bëri të përkulën shumë kombe tjera, të cilat ja duan të mirën vendit tonë!”, është shkruar në një postim në rrjetet sociale nga Familja Rexha.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=566241823802694&set=pcb.566241880469355&type=3&__tn__=HH-R&eid=ARAIsretJMAjziDp2387dSW3Z_77P_Mzd7_SSXgHvIRqCwridNTPG1HKLMmSC4Q_5ezlZFkWLTbWsA9l

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar me…