Sokoli: Stadiumi ‘Adem Jashari’ nuk është mirëmbajtur

07 maj 2020 | 17:34

Shtatori, tetori dhe nëntori janë muajt kur Përfaqësuesja A e Kosovës, grupmosha U-21 dhe ajo e femrave do të zhvillojnë shumë ndeshje zyrtare në Kosovë dhe jashtë vendit.

Megjithatë, problem po del të jetë terreni se ku do të zhvillojnë ekipet përfaqësuese të Kosovës ndeshjet në Kosovë kur dihet se vetëm stadiumi “Fadil Vokrri” i plotëson kriteret dhe kushtet për ndeshje ndërkombëtare, raporton Zëri.info.

“Fadil Vokrri”, stadiumi në Prishtinë është i vetmi stadium me kritere për ndeshje ndërkombëtare në Kosovë, teksa stadiumi “Adem Jashari” nga pakujdesia është shkatërruar dhe ende nuk dihet se kur do të fillojnë aty punimet.

Nga ana tjetër, Ministria e Sportit në koordinim me komunat kosovare si dhe me Federatën e Futbollit të Kosovës po punojnë në ndërtimin e infrastrukturës, teksa në Drenas, stadiumi ‘Rexhep Rexhepi’ po merr formë mahnitëse dhe pritet të bëhet i kategorisë së katërt.

Natyrisht, Federata e Futbollit të Kosovës është në ‘hall’ dhe nuk e di se ku do t’i zhvillojnë ndeshjet e ekipeve përfaqësuese në muajin shtator, tetor dhe nëntor kur dihet se kemi vetëm një stadium të licensuar.

Nga ana tjetër, nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit bëhet e ditur se punimet në stadiumin “Adem Jashari”, në Mitrovicë, do të nisin shumë shpejtë pas lehtësimit të masave nga Qeveria e Kosovës shkaku i pandemisë COVID-19.

Trajneri i mirënjohur Bylbyl Sokoli që është ndër më të suksesshmit në futbollin e Koosvës, e ka komentuar çështjen në fjalë, duke thënë se punimet duhet të vazhdohen, por që fillimisht sipas tij kryesore është të dalim nga pandemie.

“Tani për tani, prioritet kryesor është dalja prej pandemisë, dhe më pas të vazhdohen punët që kanë mbetur në gjysmë. Stadiumi ‘Fadil Vokrri’ i plotëson kriteret për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare dhe në qoftë se punimet në ‘Adem Jashari’ kanë stagnuar, ndeshjet duhet të zhvillohen në ‘Fadil Vokrri’. Pra, prioritet mbetet dalja nga pandemia, e sa për ndeshje duhet të luhen në ‘Fadil Vokrri”, u shpreh Sokoli për Zëri.info.

Tutje, ai ka folur edhe për shkatërrimin e stadiumit “Adem Jashari” si dhe për rëndësinë e mirëmbajtjes së stadiumeve në Kosovë.

“Stadiumi ‘Adem Jashari’ ka qenë në disa faza punimesh, por problemi është se nuk është mirëmbajtur. Unë kam qenë i pari që kam thënë se Kosova nuk ka nevojë për stadiumin nacional, por vetëm të mirëmbahen këto stadiumet nacionale”, theksoi ish-trajneri i FC Prishtinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë me…