Sokoli zbulon synimet për sezonin pranveror

23 janar 2021 | 16:55

SC Gjilani është një tjetër skuadër elitare e vendit tonë, që është duke u përgatitur në Turqi.

Gjilanasit që janë në mesin e skuadrave që synojnë titulli e kampionit, ka disa ditë që po përgatiten në tokën turke për stinorin pranverorë që parashikohet të jetë i zjarrtë.

Trajneri i Gjilanit, Bylbyl Sokoli, i cili në fund të pjesës së parë të këtij sezoni mori ‘timonin’  e skuadrës gjilanase, në një prononcim për portalin sportiv “Gazeta-Topi.com”, është shprehur i kënaqur me punën që po bëhet në përgatitje. Sipas tij, Gjilani është në rrugë të mirë që të gjejë skuadrën startuese për pjesën e dytë të garave.

“Përgatitjet po shkojnë mirë. Po punohet intensivisht. Jemi në rrugë të mirë për gjetjen e përbërjes startuese”, ka thënë Sokoli.

Sokoli ka folur edhe për objektivat e skuadrës gjilanase. Ai e pranon se distanca më vendin e parë është e madhe, por ish-trajneri i disa skuadrave elitare, beson se Gjilani ka potencial për të arritur rezultate pozitive.

“Gjilani ka potencial të tregojë ndeshje cilësore. Të gjithë që punojnë në  SC Gjilani po japin maksimumin”, theksoi Sokoli.

“Distanca është shumë e madhe prej liderit në tabelë dhe vendit te dytë. Por ne kemi potencial për rezultate pozitive”, përfundoi Sokoli.

SC Gjilani dje fitojë miqësoren e radhës kundër FC Deçiq (1-0).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arsenali assesi të dalë nga kriza në të cilën ndodhet.…