Solari i kundërpërgjigjet Ronaldos

11 dhjetor 2018 | 15:09

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, ka pretenduar se në Juventus ndihet më shumë si pjesë e një familjeje se në Real Madrid, mirëpo trajneri i klubit madrilen, Santiago Solari, ia ktheu përgjigjen atij duke e mbrojtur përulësinë e skuadrës së tij.

“Përulësia është një virtyt i mrekullueshëm dhe skuadra e Real Madridit është e mrekullueshme, por edhe modeste. Cristiano është në historinë e Real Madridit dhe ndjenjat e tij janë të tijat. Madridi është i mrekullueshëm në të gjitha aspektet dhe vlerat e këtij sporti. Ne punojmë shumë, stafi teknik, fizik, si dhe lojtarët. Të gjithë ne”, ka thënë Solari.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku, është ftuar…