Sami Lushtaku ftohet nga Gjykata Speciale

11 dhjetor 2018 | 15:01

Ish-komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku, është ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë.

Lajmin e ka bërë me dije avokati i Lushtakut, Arianit Koci.

“Me autorizimin e klientit tim z. Sami Lushtaku, ju njoftoj se z. Lushtaku ka pranuar një ftesë që me datën 14 janar 2019, të paraqitet pranë Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës (ZPS) në Hagë. Kjo është ftesë për intervistim. Z. Lushtaku do të paraqitet vullnetarisht dhe është i gatshëm të sqarojë çdo rrethanë të cilën ZPS është duke e hetuar. Kjo është e gjitha për çfarë kemi njohuri tani për tani, dhe me mirësjellje kërkoj nga gazetarët që të mos e kontaktojnë z. Lushtaku rreth kësaj çështjeje”, ka shkruar Koci në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/ 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka marrë pjesë në tryezën…