Sondazhi i CNN-it: Bie përparësia e Bidenit ndaj Trumpit

18 gusht 2020 | 08:44

Është shkurtuar avantazhi i Joe Bidenit ndaj Donald Trump në garën për Shtëpinë e Bardhë. Sipas një sondazhi të CNN-it, dyshja Biden-Kamala Harris gëzon 50 për qind të mbështetjeve, ndërsa ajo në mes të Trumpit dhe Mike Pence 46 për qind.

Vlen të theksohet se diferenca prej 4 përqindësh përkon pikërisht me marzhën e gabimit të sondazhit.

CNN thekson se avantazhi i Bidenit ndaj Trumpit rritet në 53 për qind kundrejt 46 për qind, mes 72 për qind të votuesve që thonë se janë ekstremisht ose shumë entuziastë për të votuar në vjeshtë, por ajo ngushtohet mes zgjedhësve që jetojnë në shtetet që pritet të kenë ndikimin më të madh zgjedhor në muaji nëntor.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mjekët janë shokuar nga ajo që kanë gjetur në barkun…