Sondazhi i PIPOS: LVV 44.2 përqind, PDK 20.40 përqind, LDK 17.35 përqind

22 janar 2021 | 22:30

Instituti ‘PIPOS’ ka përgatitur sondazhin e radhës sa i përket renditjes së partive para zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Këto të dhëna nga hulumtimi ku kanë marrë pjesë një mijë e 50 respondentë janë prezantuar ekskluzivisht në Rubikon të Klan Kosovës.

Sipas të gjeturave Lëvizja Vetëvendosje aktualisht prinë me 44.2 përqind, e dyta është PDK me 20.40 përqind dhe LDK e treta me 17.35 përqind.

Këto të dhëna kanë dalë pasë pyetjes: “Ju lutem na thoni se për cilën parti do të votoni në zgjedhjet parlamentare?”.

Është AAK që ka 7.15 përqind,  kurse Nisma ka mbetur nën prag.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas vendimit të…