Sonte asnjë rast pozitiv me koronavirus në testimin e dytë

02 prill 2020 | 20:43

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se sonte në testimin e dytë të mostrave që dyshohej se janë infektuar me koronavirus, të gjitha mostrat kanë rezultuar negative.

IKSHPK njofton se janë testuar 118 mostra në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Klinikën Infektive, fatmirësisht asnjë rast nuk është konfirmuar se është infektuar me Covid-19.

Aktualisht në Kosovë janë konfirmuar 126 raste të infektuara me koronavirus, prej të cilave 10 tashmë janë shëruar dhe një person ka vdekur.

Komunikata e plotë:

SONTE ASNJË RAST ME COVID-19 NË TESTIMIN E DYTË!

Sot, më 02.04.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 118 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2.

Rasti pozitiv është rast kontakti me vendbanim në Korishë Prizren. Do të hulumtohen të gjitha kontaktet dhe të testohen.

Nga data 08.02.2020 deri me 02.04.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.500 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 126 raste me 1 rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 2.642 kontakte të rasteve.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 2 prill 2020 sipas Ëorldometers, janë raportuar gjithsej 998.767 raste të COVID-19 dhe 51.283 raste të vdekjes. Numri më madh i rasteve raportohet nga SHBA (235.190), Italia (115.242), Spanjë (110.238), Kina (81.589), Gjermani (83.875), Francë (59.105), Irani (50.468), Mbretëri të Bashkuar (33.718), Zvicër (18.475), Turqi (18.135), Belgjikë (15.348), Holandë (14.697), Austria (11.076) duke vazhduar me vendet fqinje si Greqi (1.544), Serbi (1.171), Kroaci (1.011), Slloveni (897), Maqedoni e veriut (384), Shqipëri (277) dhe Mali i Zi (144).

Deri me 2 prill 2020, nga vendet e BE/AEE dhe Mbretëri të Bashkuar janë raportuar këto raste të vdekjes: Itali (13.915), Spanjë (10.096), Francë (4.503), Mbretëri të Bashkuar (2.921), Holandë (1.339), Belgjikë (1.011), Gjermani (1.066), Zvicër (522), Turqi (356), Austri (158), Danimarkë (123), Greqi (53), Poloni (51), Serbi (31), Luksemburg (30), Hungari (21), Slloveni (17), Shqipëri (16), Maqedoni e veriut (11), Bullgari (10), Kroaci (7) dhe Mali i Zi (2).

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!

MBANI DISTANCË SOCIALE PËR 2 METRA!

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Presidenti i vendit Hashim Thaçi për dy ditë rresht…