
Sonte fillon faza e pestë e dezinsektimit hapësinor në Prishtinë
10 gusht 2020
| 13:28
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se sonte nga ora 19:30 do të fillojë faza e pestë e dezinfektimit hapësinor në kryeqytet.
Sipas Ahmetit monitorimi i këtij procesi do të bëhet nga ana e komunës së Prishtinës.
“Sonte, në ora 19:30, fillon faza e pestë e dezinsektimit hapësinor në Komunën e Prishtinës Monitorimi i këtij procesi nga ana e Komunës së Prishtinës do të jetë i vazhdueshëm, dhe në bashkëpunim me qytetarët do ta japim maksimumin për një dezinsektim sa më efektiv. Ju faleminderit paraprakisht! Distanca. Maska. Duart. #Prishtina””, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.