‘Dugi’ rikthehet në Dukagjin

10 gusht 2020 | 13:21

Dugagjin Gashi pas ndarjes me Besën e Pejës është rikthyer sërish në skuadrën e Dukagjinit të Klinës.

Mesfushori pejan ishte pjesë e Dukagjinit kur ky klub arriti të inkuadrohet në Superligë. Ndërsa në të kaluarën ka luajtur me sukses edhe për Feronikelin, Drenicën, Vëllaznimin dhe Istogun.

“Mesfushori pejan Dugagjin Gashi edhe zyrtarisht është rikthyer pas një viti të kaluar tek Besa e Pejës. ‘Dugi’ njëri ndër mesfushorët me të mirë që ka pas futbolli jonë, me një karrierë të jashtëzakonshëm në futbollin kosovar bëhet përsëri dukagjinasi”, thuhet në njoftimin e skuadrës së Dukagjinit.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tronditet Atletico Madrid. Pjesëtarët e klubit spanjoll i janë nënshtruar…