Sonte finalja e Ligës së Evropës, Sevilla – Inter

21 gusht 2020 | 10:40

Finalja e Ligës së Evropës, Sevilla – Inter, do të luhet sonte (e premte)  premtes, 21 gusht, në stadiumin e Kolnit në Gjermani.

Kujtojmë se Interi është e para skuadër italiane që prek finalen e kësaj gare në 21 vjetët e fundit. Një rrugë deri më tani perfekte për Interin e Antonio Conte në këtë kompeticion kontinental. Pasi eliminuan Getafen dhe Bayer Leverkusenin, zikaltrit rrënuan Shakhtar Donetskun me një paraqitje të mrekullueshme force, firmosur nga çifti supersulmues Lukaku-Lautaro. Finalja luhet sonte dhe parashikon kohë shtesë, madje edhe goditje penalltish, në rast të një barazimi. Interi më në fund ka rizbuluar golat evropianë të Lautaro Martinez. Argjentinasi është shfaqur përsëri si protagonist, duke lënë pas periudhën jo të mirë, mbas bllokimit të koronavirusit.

Në krah të tij, Lukaku i zakonshëm, “lokomotiva” e vërtetë e skuadrës italiane me 33 gola sezonalë, në vitin e parë aty. Belgu mund të përputhet me numrat e Ronaldos (Fenomeni), i cili në sezonin 1997-1998 shënoi golin e tij të 34-t të sezonit në finalen e Kupës UEFA, raporton “Telesport”. Sevilla është një “hit” i vazhdueshëm i këtij kompeticioni. Skuadra andaluziane eliminoi Romën në 1/8 finale, Wolverhamptoni në çerekfinale dhe Manchester Unitedi në gjysmëfinale, duke treguar futboll spektakolar herë pas here. Sa iu përket formacioneve të mundshme, Lopetegui do të vijojë me modulin 4-3-3. Rikonfirmohen ish-ët kuqezinj, Ocampos dhe Suso, në korsitë e jashtme të sulmit. Strumbullari i sulmit do të jetë En Nesyri, me ish-interistin Banega, që kompleton mesfushën përkrah Fernando dhe Jordan.

Jesus Navas u ringjall nga e djathta me Reguilon në të majtë. Diego Carlos, shtylla mbrojtëse, para portierit Bounou. Si zakonisht, Antonio Conte do t’i besojë 3-5-2 dhe çiftit të tij të mrekullueshëm të golit: Lukaku-Lautaro. Këta të dy do t’i udhëheqin zikaltrit në finale, pas provës së shkëlqyer të ofruar në gjysmëfinale. Gagliardini favorizohet për një vend titullari para Eriksen, ndërsa Baston dhe Godin konrmohen në mbrojtje përkrah De Vrij. Sanchez është një element mjaft i mirë për bankën rezervë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndeshja ndaj Tre Pennes do të zhvillohet ashtu siç ishte…