Testet për Covid-19, Gjilani me njoftim të rëndësishme

21 gusht 2020 | 10:37

Ndeshja ndaj Tre Pennes do të zhvillohet ashtu siç ishte paraparë, pasi të gjithë futbollistët e Gjilanit kanë dalë negativ pas testeve për Covid-19. Lajmin e ka konfirmuar klubi në faqen zyrtare në “Facebook”.

Njoftimi i Gjilanit:

Sport Club “Gjilani” njofton se pas ritestimeve të ditës së djeshme e gjithë skuadra ka rezultuar negativ.

Futbollistët pas ritestimit të ditës së djeshme, sot morën lajmin pozitiv, ku na jepet e drejta e zhvillimit të takimit kundër Tre Pennee.

Kujtojmë se takimi mes Tre Pennes dhe Gjilanit zhvillohet sonte ( e premte), në mbrëmje me fillim në ora 20:00, në stadiumin ” Stadio Olimpico di Serevalle”, në San Marino.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar në ish-keyeministrin Bajram…