Sonte finalja mes Cityt dhe Fluminenses

22 dhjetor 2023 | 10:49

Manchester City dhe Fluminenses do të vendosin se kush do të jetë kampioni i ri i botës për klube kur do të përballen sot në stadiumin “King Abdullah” në Jeddah.

Kampionati Botëror i Klubeve po përfundon dhe tradicionalisht në finale do të luajnë skuadrat më të mira nga Evropa dhe Amerika e Jugut.

Manchester City, kampion i Kontinentit të Vjetër, konsiderohet favorit ndaj fituesit të Copa Libertadores, Fluminense. Skuadra e Pep Guardiolës nuk pati asnjë problem në gjysmëfinale dhe mundi japonezët e Urawa me rezultat 3-0. Nga ana tjetër, Fluminense ishte më e mirë se egjiptianët e Al Ahly me rezultat 2-0.

Fituesi i finales së sotme do të fitojë 4.65 milionë euro, ndërsa humbësi 3.5 milionë euro. Takimi mes Manchester Cityt dhe Fluminense do të luhet sonte në orën 19:00.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, ka nisur vizitën e tij…