Sonte gjashtë banorë të rinj futen në shtëpinë më të famshme në Shqipëri

16 janar 2024 | 21:07

Ende pa kaluar tre ditë nga nisja e spektaklit më të ndjekur Big Brother Vip 3, në shtëpinë më të famshme kanë nisur intrigat, debatet dhe aleancat mes banorëve.

“Prime’ i natës së sotme premton spektakël. Ashtu sikurse u paralajmërua të shtunën, sot shtëpisë do t’i shtohen 6 banorë të rinj, personazhe VIP nga fusha të ndryshme.

Aktualisht në BBV3 janë 18 banorë të cilët kanë ndezur debate të forta me ofendime, ende pa u njohur me njëri-tjetrin.

Big Brother Vip Albania nuk është thjesht një reality show televiziv i zakonshëm. Në Shqipëri ky program është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse.

Jeta e personazheve VIP mbahet nën vëzhgim nga 100 kamera dhe shumë mikrofona që ndodhen të të gjitha ambientet.

Big Brother Vip vjen nën moderimin e Ledion Liços, shoqëruar nga dy opinionistët zyrtarë Arbër Hajdari dhe Ori Nebiaj, netët e spektaklit premtojnë të jenë të gjata dhe plot surpriza. Ndiqeni sot në orën 21:00, vetëm në Top Channel!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Muhamed Haifawi është njëri nga biznesmenët më të suksesshëm në…