Sonte kompletohen 16 skuadrat e kualifikuara

06 dhjetor 2017 | 12:14

Sonte (e mërkurë) zhvillohen tetë ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, kurse do të kompletohet edhe 16-shja e skuadrave të kualifikuara.

Në Grupin E tri skuadra luftojnë për kualifikim tutje, kurse vetëm Maribori është pa ambicie. Liverpooli me një barazim ndaj Spartakut të Moskës do të kualifikohej tutje, kurse rusëve për kualifikim i duhet të fitojnë e në anën tjetër të dështojë Sevilla, e cila është favorite ndaj Mariborit.

Ndeshja e dy skuadrave të mëdha Real Madrid dhe Borussia Dortmund kësaj radhe zhvillohet vetëm për prestigj, pasi gjermanët nuk kanë asnjë shans për kualifikim tutje.

Në Grupin E, Porto dhe Leipzigu kanë nga shtatë pikë dhe do ta tentojnë kualifikimin si skuadër e dytë, pasi tashmë kualifikimin e ka siguruar nga ky grup, Beshiktashi.

Grupi E

20:45 Liverpool-Spartak M.
20:45 Maribor-Sevilla

Grupi F

20:45 Feyenoord-Napoli
20:45 Shakhtar Donetsk-Manchester City

Grupi G

20:45 Porto-Monaco
20:45 Leipzig-Besiktas

Grupi H

20:45 Real Madrid-Borussia Dortmund
20:45 Tottenham H.-APOEL

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Iker Casillas e ka humbur vendin e startuesit te skuadra…