Sonte kompletohen çiftet çerekfinaliste në Champions League

18 mars 2026 | 12:22

Mbrëmja e sotme sjell ndeshjet e fundit të 1/8-ës në UEFA Champions League.

Barcelona pret Newcastle United pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, një duel totalisht i hapur për kualifikim.

Në Londër, Tottenham kërkon mrekullinë ndaj Atletico Madrid, pasi spanjollët fituan bindshëm 5-2 në takimin e parë.

Ndërkohë, Bayerni është praktikisht i kualifikuar pas fitores së thellë 6-1 ndaj Atalanta në ndeshjen e parë.

Në “Anfield”, Liverpooli synon përmbysjen ndaj Galatasarayt, pasi anglezët humbën 1-0 në Turqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka shprehur ngushëllime…