
Sonte ndizet “zjerm” në Eurovision nga “Shkodra Elektronike”
13 maj 2025
| 11:27
Sonte Shqipëria ngjitet në skenën e Eurovisionit në Bazel, Zvicër, me këngën “Zjerm” nga “Shkodra Elektronike”, shkruan Insajderi.
Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca sjellin një përzierje unike të folklorit shkodran me elektronikën moderne, që tashmë ka rrëmbyer zemrat e publikut ndërkombëtar.
Pas fitores në Festivalin e RTSH, “Zjerm” është kthyer në një sensacion në YouTube dhe pretendohet si një nga hyrjet më të veçanta të këtij edicioni.