Sonte përballen City – Atletico dhe Benfica – Liverpool

05 prill 2022 | 08:01

Atletico Madridi për herë të dytë në këtë edicion do ta vizitojë qytetin e Manchesterit.

Në fazën e kaluar kjo skuadër është përballur me Manchester Unitedib, kurse sonte (e martë) në çerekfinale të Ligës së Kampionëve i shkon Manchester Cityt në “Etihad”.

Skuadra e Pep Guardiolës kaloi Sportingun e Lisbonës me rezultat të përgjithshëm 5-0, derisa Ateletico e eliminoi Unitedin me rezultat të përgjithshëm 2-1. City ishte eliminuar në tri edicione rresht në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, derisa vitin e kaluar ishte nënkampion i kësaj gare. Përballja me Liverpoolin në Premier Ligë është më 10 prill, por Pep Guardiola nuk do të lejojë që skuadra të shpërqendrohet nga Liga e Kampionëve.

Në anën tjetër, Atletico është i fokusuar maksimalisht në garën më të fortë në futboll, pasi në La Liga e ka humbur hapin dhe nuk do të arrijë të luftojë për ta mbrojtur titullin. Kyle Walker mungon për vendasit, kurse për mysafirët Yannick Carrasco. Për këtë ndeshje foli edhe trajneri Pep Guardiola, i cili bëri me dije se do të krijojë një strategji të re, pasi nuk pëlqen të luajë gjithmonë në të njëjtën mënyrë. “Do të ishte e mërzitshme nëse do të luaja gjithmonë në të njëjtën mënyrë.

Taktika të reja, nesër do të shihni një të re. Mendoj shumë, prandaj kam rezultate shumë të mira në Ligën e Kampionëve. Të gjithë përpiqen ta fitojnë ndeshjen. Nëse ata fitojnë, ata kanë të drejtë, nëse ne fitojmë ne kemi të drejtë”, ka thënë Guardiola. Sonte zhvillohet edhe ndeshja tjetër mes Benficës dhe Liverpoolit.

Skuadra angleze është favorite në letër, por portugezët janë të gatshëm për befasi.

Të martën takohen:
21:00 Benfica – Liverpool
21:00 Manchester City – Atletico Madrid

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Projekt-ide në formë të simbolit të flamurit kombëtar…