Sonte përballja Holandë – Kosovë

01 dhjetor 13:38

Pas ndeshjes kundër Rusisë, Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave, do të zhvillojnë edhe ndeshjen e fundit kualifikuese për “Euro 2022” kundër Holandës.

Pa dyshim se përballja me kombëtaren holandeze është një sfidë tejet e vështirë për “dardanet”, të cilat me plotë seriozitet punuan në mënyrë që ta kenë një paraqitje sa më të mirë, duke pasur parasysh nivelin e kundërshtareve, të cilat në ndeshjen e parë në Prishtinë fituan me rezultat bindës 6:0.

Ballafaqimi do të jetë tejet i vështirë e ku përveç shumë mungesave tjera në këtë ndeshje do të mungojë edhe promotorja e ekipit Erëleta Memeti, e cila u detyrua të kthehet te skuadra e saj Freiburg pasi kishte leje vetëm për ndeshjen kundër Rusisë.

Holanda i ka fituar të gjitha nëntë ndeshjet kualifikuese në Grupin A dhe prinë me 27 pikë. Kosova është e katërta me 10 pikë nga nëntë ndeshje. Ndeshja Holandë – Kosovë luhet sonte (e martë) nga ora 18:30.

(Epoka e re) 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fitim RIFATI Lufta e shqiptarëve për çlirim e bashkim kombëtar…