Sonte përballje titanësh për Prishtinën: Arben Vitia vs Uran Ismaili

13 tetor 2021 | 16:52

Sonte pritet të zhvillohet debati më i rëndësishëm zgjedhor për Prishtinën.

Arben Vitia dhe Uran Ismaili pritet ta kenë përballjen kryesore zgjedhore për kryeqytetin dhe debati fillon në orën 20:00 në “RTV Dukagjini” – “Kallxo”.

Ky pritet të jetë debati më i nxehtë i kësaj fushate zgjedhore, sepse do të përballen kandidatët për kryetar të kryeqytetit, Arben Vitia, Uran Ismaili, Përparim Rama, Daut Haradinaj dhe Gëzim Mehmeti.

Duke filluar nga Uran Ismaili, i cili është kthyer në senzacion me mënyrën e të bërit fushatë, e deri te Gëzim Mehmeti i AKR-së, të gjithë kandidatët kanë qenë mjaft aktiv në terren dhe në rrjete sociale, përveç Arben Vitisë, i cili ende nuk ka prezantuar as  programin e tij konkret për sektorët kryesor.

Ky debat po vlerësohet si përballje mes titanësh, ngase do të përballen dy ish-ministra të shëndetësisë, Arben Vitia dhe Uran Ismaili. I pari e ka neglizhuar pothuajse tërësisht fushatën, ndërsa i dyti ka thyer parashikimet për zgjedhjet lokale në Prishtinë me prezantimin e programit të tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Intervistë me veprimtarin dhe atdhetarin Rafi Halilin Rudina Zeqiri Halili,…