Sonte përballjet Real – Liverpool dhe City – Dortmund

06 prill 2021 | 11:34

Dy nga skuadrat më të suksesshme në historinë e Ligës së Kampionëve, Real Madridi dhe Liverpooli, do të përballen sonte (e martë) në kryeqytetin spanjoll në kuadër të çerekfinales.

Reali që është kampion i kësaj gare plot 13 herë do të kërkojë të sigurojë një avantazh në stadiumin “Alfredo Di Stefano” përpara ndeshjes së kthimit që zhvillohet më 14 prill në “Anfield”. Pavarësisht se skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane nuk është llogaritur në fillim të këtij edicioni si skuadër favorite, ka arritur të kualifikohet deri në çerekfinale dhe eliminimi i saj gjithmonë është i vështirë në këtë garë.

“Los Blancos” e eliminoi nga rrethi i 16-të më të mirëve skuadrën e Atalantës me rezultat të përgjithshëm 4-1.

Madridi, edhe pse nuk ka qenë në formën më të mirë në këtë edicion, ka fituar nëntë nga njëmbëdhjetë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, përfshirë edhe fitoren e së shtunës kundër Eibarit (2-0) dhe tash është vetëm tri pikë pas Atletico Madridit në La Liga. Reali në fundjavë do të përballet me Barcelonën para ndeshjes kthyese me Liverpoolin më 14 prill. “E dimë se mund të zgjasë më shumë se 180 minuta, por ne do të përqendrohemi fillimisht te ndeshja e djeshme. Nuk shohim më tej. Kemi folur shumë për Hazardin. Ai duhet të jetë i qetë. E rëndësishme është të shërohet. Le t’i bëjë gjërat me kujdes dhe të shohim çfarë do të ndodhë”, ka thënë Zinedine Zidane.

Ndërsa skuadra e drejtuar nga Jurgen Kloppi bëri një nga paraqitjet më të mira si mysafire të shtunën kundër Arsenalit, ku arriti fitore me rezultat 0-3.

“Reds” është në vendin e pestë me vetëm dy pikë larg katër të parëve. Në çerekfinale, Liverpooli u kualifikua pasi e mposhti RB Leipzigun me rezultat të përgjithshëm 4-0. Klubi anglez ka pasur një sezon zhgënjyes për faktin se nuk arriti ta nisë në mënyrë të duhur mbrojtjen e titullit në Premierë Ligë, por tash synim e ka një vend në mesin e katër klubeve më të mira në Angli dhe triumfin në Ligën e Kampionëve. Mungesat e Realit janë pa kapitenin Sergio Ramos, Dani Carvajal dhe Federico Valverde, kurse “Reds” është pa Jordan Hendersonin, Joel Matipin, Joe Gomezin dhe Virgil Van Dijkun. Sonte (e martë) nga ora 21:00 zhvillohet edhe përballja në mes të Manchester Cityt dhe Borussia Dortmundit.

Sot (e martë) takohen:
21:00 Manchester City – Borussia Dortmund
21:00 Real Madrid – Liverpool

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për të zgjeruar fushatën e vaksinimit Italia do të vendosë…