Sonte përcaktohen finalistet e ‘play-off’-it

04 maj 2021 | 10:15

Sot (e martë) zhvillohen ndeshjet e pesta në “play-off”-in e FIVE STAR Superligës së Kosovës në basketboll, ku do të vendoset se kush do të kualifikohet në finalen e madhe.

Takimet në mes të Ponte Prizrenit dhe Pejës dhuruan emocione të mëdha, me basketboll të bukur e aksione atraktive, kurse të martën adrenalina do të rritet në maksimum në sfidën vendimtare mes këtyre dy skuadrave.

Pejanët kishin fituar takimin e parë 92:100, kurse më pas prizrenasit fituan 112:111, në një përballje dramatike, derisa sfida e tretë përfundoi me fitoren e verdhezinjve 108:85, ndërsa e fundit 62:88 në të mirë të prizrenasve. Rahoveci-Golden Eagle Ylli po pritet me interesim të madh. Derbi regjional ka qenë shumë interesant në vitet e fundit, kurse përballja e pestë do të vendosë se kush shkon në finale.

Më vend për gabime nuk ka dhe kush gabon eliminohet. Takimin e parë e fituan rahovecasit 69:66, derisa të dytin therandasit 62:70 e, po ashtu, edhe takimin e tretë 77:68, kurse përballjen e fundit e fituan “Vreshtarët” 66:69.

Të martën takohen:
17:00 Ponte Prizreni – Peja
20:15 Rahoveci – Golden Eagle Ylli

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grua nga Prishtina ka raportuar në Polici, se ish…