Sonte takohen Pinar Karsiyaka – Prishtina

09 janar 2019 | 12:34

Z Mobile Prishtina të mërkurën do të përballet me ekipin turk Pinar Karsiyaka në kuadër të Grupit I të FIBA Europe Cup.

Ndeshja do të luhet me fillim nga ora 18:30 në Izmir. Z Mobile Prishtina në dy xhirot e para të këtij grupi ka realizuar një humbje dhe një fitore.

Disfatën e ka pësuar nga S. Oliver Wurzburg në Gjermani, kurse fitoren e ka shënuar në Prishtinë në ballafaqim me skuadrën hungareze Szolnoki Olaj.

Lider i Grupit I është S. Oliver Wurzburg me 4 pikë, kurse pozitën e dytë e ndajnë Pinar Karsiyaka dhe Z Mobile Prishtina me nga 3 pikë secili dhe në vendin e fundit është Szolnoki Olaj me 2 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajnerët jashtë Kosovës po e “vërshojnë” çdo ditë e më…