Sonte Tottenham – Barça dhe Napoli – Liverpool

03 tetor 2018 | 13:49

Liga e Kampionëve ka rezervuar për ditën e mërkurë super duelin Tottenham – Barcelona, në “Wembley”, aty ku londinezët do të provojnë t’i marrin pikët e para në grup, pas humbjes së pësuar në “San Siro”, përballë Interit.

Katalanasit vijnë pas suksesit përballë PSV Eindhovenit, ndërsa duan që ta rigjejnë veten duke qenë se në tri ndeshjet e fundit në kampionat kanë barazuar dy herë dhe humbur. Gjithçka do të varet nga këmbët e tij, Lionel Messi. Sa iu përket anglezëve, pritet shumë nga Harry Kane. Do të mungojë dy yjet, Eriksen dhe Delle Ali, ndaj Pochetino duhet të eksperimentojë disi. Në po të njëjtin grup, Interi në mbrëmje do të udhëtojë në Holandë, përballë skuadrës së drejtuar nga ish-milanisti Van Bommel. Në Grupin A, Atletico do të përpiqet për lidershipin, pasi përballë do të ketë modestët e Club Brugges, ndërsa Borussia Dortmundi ka një klient pak të bezdisur, si Monaco që, megjithatë, këtë sezon është në krizë, pasi ka shumë lojtarë të rinj.

Në Grupin C, PSG-ja duhet thjesht ta kryejë formalitetin ndaj Crvena Zvezdas që, megjithatë, arriti ta ndalë Napolin në ndeshjen e parë. Mbappe, Cavani, Neymari dhe Chupo Moting janë gati ta bombardojnë portën e ekipit serb, raporton Telesport”. Kryesfida tjetër e mbrëmjes sheh Napolin përballë Liverpoolit, në “San Paolo”. Insigne, Mertens dhe Callejon do të jenë përballë treshes së frikshme Firmino, Salah dhe Mane. Në grupin D në Moskë do të jetë radha e Schalkes, ndërsa Porto e rekordmenit Iker Casillas pret turqit e Galatasarayt.

Grupi A

21:00 Atletico Madrid-Club Brugge
21:00 Borussia Dortmund-Monaco

Tabela

  1. Atletico Madrid 1 3 pikë
  2. Borussia Dortmund 1 3
  3. Monaco 1 0
  4. Club Brugge 1 0

Grupi B

21:00 PSV Eindhoven-Inter
21:00Tottenham Hotspur-Barcelona

Tabela

  1. Barcelona 1 3 pikë
  2. Inter 1 3
  3. Tottenham H. 1 0
  4. PSV Eindhoven 1 0

Grupi C

18:55 Paris Saint Germain-Crvena Zvezda
21:00 Napoli- Liverpool

Tabela

  1. Liverpool 1 3 pikë
  2. FK Crvena Zvezda 1 1
  3. Napoli 1 1
  4. Paris Saint Germain 1 0

Grupi D

18:55 Lokomotiv Moscow-Schalke 04
21:00 Porto-Galatasaray

Tabela

  1. Galatasaray         1 3 pikë
  2. Porto                     1 1
  3. Schalke 04           1 1
  4. Lokomotiv M.     1 0

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, shkruar në…