Sonte vëllazërorja Kosovë – Shqipëri

29 maj 2018 | 11:13

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do ta luajë sonte (e martë) ndeshjen miqësore që vlerësohet si përballja vëllazërore me Shqipërinë.

Kjo ndeshje zhvillohet në qytetin e Cyrihit në Zvicër dhe fillon në orën 20:00. Pavarësisht se ky është vetëm një takim miqësor, trajneri i Kosovës, Bernard Challendes, kërkon ta mposhtë ekipin kuqezi që drejtohet nga Christian Panucci.

“Detyra ime është të punoj dhe ta përgatis ekipin për ndeshjen kundër Shqipërisë dhe për të qenë gati në muajin shtator. Do t’ua jap mundësinë të gjithë futbollistëve ndaj Shqipërisë. Ata kanë një skuadër shumë të fortë, por për mua e rëndësishme është të përgatitemi kundër Azerbajxhanit në muajin shtator. Gjithsesi kam dëshirë ta fitoj edhe këtë ndeshje”, ka deklaruar Challendes.

Për ndeshjen miqësoren ka folur edhe sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Sokol Cikalleshi. Ai ka thënë se ndeshja ndaj Kosovës është shumë e rëndësishme dhe kërkohet një rezultat pozitiv. “Janë dy ndeshje të rëndësishme. Më interesantja është përballja me Kosovën, që është si një vëllazërore. Por, ne do të hyjmë në fushën e lojës për ta dhënë maksimumin. Shpresojmë të marrim një rezultat pozitiv si me Kosovën, po ashtu edhe me Ukrainën”, deklaroi Cikalleshi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bardhyl Mahmuti Akuzat për “anti-islamik”, “komunist” dhe “antidemokrat” janë gjuhë…